Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video në rrjete sociale. Ai ka bërë me dije projektin më të ri të qeverisë, ku tregon sesi po ndërtohet materniteti i ri në Lezhë.
Më tej, ai shkruan se materniteti do të hapë dyert në pranverë të 2021.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
MATERNITETET E REJA janë një prej prioriteteve tona, që po jetësohen hap pas hapi, me punë të pandalur, përpjekje e durim, për t’i ndryshuar faqen shërbimit të nënave të reja që ishte një turp i madh për dekada, e që sot po transformohet në një shërbim shembullor, ku bashkë me ardhjen e fëmijës në jetë vjen në maternitet edhe Çeku i Bebes për çdo lindje, nga 40 mijë lek të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin e deri 120 mijë për të tretin e më tej😍
Materniteti i ri i Lezhës, që do të hapë dyert në pranverë është një zotim i mbajtur, pasi u premtua për dekada të tëra😊