fbpx

“Do të kemi një mbyllje eventuale”. Deputeti bën paralajmërimin dhe akuzon qeverinë: Po fsheh…

ralf-gjoni-770x382.jpg

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka bërë nje deklaratë për media jashtë Kuvendit. Ai ka thënë se kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama, por kjo gjë nuk ndodhi.

Gjoni thotë se qeveria po fsheh të vërtetën dhe s’ka as plan për pandeminë. Ai gjithashtu parashikon një mbyllje eventuale të vendit pasi shifrat do të vijojnë në rritje edhe përgjatë dhjetorit e janarit.

Fjala e Gjonit për mediat:

”Siç jeni në dijeni më 16 tetor kam kërkuar interpelancë me Edi Ramën, me 4 pyetje specifike. Dua ti përsëris.

Plani i qeverisë për menaxhimin e pandemisë

Efikasiteti i masave dhe bashkëpunimi ndërinstitucional

Politika e qeverisë për përpjekjet globale të vaksinimit dhe protokolleve të trajtimit të pacientëve me COVID-19

Dhe masat nga qeveria për përballimin e krizës ekonomike dhe pasojat e papunësisë

Kjo është më 16 tetor. Ende pa përgjigje, 3 javë më pas, kryeministri duhet t’i përgjigjet shqetësimeve.

Shoh një shkresë paçavure. Sot në mënyrë cinike dhe tallëse dhe shpërfillëse ndaj shqiptarëve, jo ndaj meje, kryetari i kuvendit ka vendosur firmën në një dokument që është një interpelancë me Manstirliun.

Është qartë se kryeministri duket qenë në Dubai, ja delegon detyrën Manastirliut me pyetje që s’kanë lidhje me të.

Qeveria po fsheh të vërtetën për mënyrën si po menaxhohet situata me pandeminë. Rama i bën bisht përballjes në Kuvend. Të ketë minimumin e dinjitetit. Mungesë totale të protokollit të trajtimit të qytetarëve me COVID-19. Kemi mjekë familje që po bombardojnë pacientët me antibiotik dhe kortikonik. Asnjë masë s’po merret. Mjekët që kryejnë vepra penale duke rënduar shëndetin e qytetarëve. Shpërfillje e tallje.

Do kërkoj çdo javë që Rama të vijë në parlament. Jemi i vetmi vend që hyn në faqen e kryeministrisë e shëndetësisë dhe s’ke informacion ëpr COVID-19. S’ka transparencë, plan, masa.

Po përballemi dhe do të kemi një mbyllje eventuale, pasi s’kemi çbëjmë tjetër. Rastet do të rriten në dhjetor e janar. Kjo tregon që qeveria s’po merr masat e duhura për t’u mbrojtur nga pandemia.

Unë besoj që ju si media duhet të ngrini zërin. Ne të paktët në Kuvend do vijojmë ta ngrejmë zërin.”- tha Gjoni.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303