fbpx

Do të kërkojë reformë të re zgjedhore në shtator? Ja si përgjigjet Basha

basha1.jpg

Teksa po fliste për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u pyet: “Rregullimi i kuadrit ligjor, në shtator do kërkoni reformë të re zgjedhore”?

Basha: Institucionet nuk janë më në shërbim të njerëzve. Përmendet rekomandimin numrin 1, por unë do të doja t’ju tërhiqja vëmendjen disa pika më poshtë. Nuk mbaj mend që të sugjerohet që shteti të mbajë votime të lira dhe të fshehta. Nuk e mbaj mend të ketë ndodhur më 30 vite demokraci. Në 25 prill ka rënë demokracia. Në asnjë raport nuk gjendet një rekomandim i tillë. Për t’u kthyer tek pyetja juaj, detyra është shumë më e madhe. Detyra është që duke kuptuar dhe pranuar krizën e thellë të demokracisë do të bëjmë gjithçka që shumica shqiptare të gjejë shprehjen tek çdo akt dhe veprim i opozitës. Brenda dhe jashtë parlamentit. Përfshihet edhe detyrimi i palëve për të garantuar votën e lirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303