Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit, ndërsa në pjesën tjetër qielli do të jetë i kthjellët.
Temperaturat pritet që të variojnë; në bregdet: 15 / 24 °C; në vendet e ulëta: 11 / 24 °C; ndërsa në vendet malore: 7 / 21 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Advertisement