fbpx

Do të ketë turizëm në kohën e Covid-19?! Ministri Klosi flet për festa dhe party

Screenshot_25-4-600x360.png

A do të bëjmë plazh këtë vit?! Sicc po duket nga dita në ditë turizmi këtë vit do të marrë goditjen më të rëndë.  Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, për Ora Neës tha se gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë.

“Nuk ka përgjigje për pyetjen nëse do të shkojmë në plazh sivjet apo jo. Nëse virusi do të jetë agresiv prioritet do të kemi jetët e njerëzve. Por nëse do të ketë lehtësira strukturat janë atje, do të fillojmë me rregulla sa i përket higjienës, distancës së pushuesve në plazh, do të ndryshojë mënyra e funksionimit të hoteleve, bareve dhe restoranteve duke u larguar nga masiviteti dhe grumbullimi i njerëzve në festa dhe party”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303