fbpx

Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse”, profesori grek i shëndetësisë: Virusi do të shumëfishohet tek fëmijët dhe tek ata që nuk janë të vaksinuar

6E62CCD4-97DB-42E2-9C95-17179B0C3862.jpeg

GREQI– Profesori grek Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat greke foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu siç u krijua Delta do të krijjohen edhe mutacione të tjera.

Sipas mediave ai tha se virusi do të shumëfishohet tek fëmijët ose tek të rriturit e pavaksinuar, do të grumbullojë mutacione, disa prej të cilave do të zgjidhen dhe do të krijohen lloje më ngjitëse.

“Ju e shihni tani që Delta u krijua, atëherë një tjetër do të krijohet. Pra, ne jemi në një luftë mes nesh me vaksinat dhe imunitetin natyror dhe virusin. Ne duhet të arrijmë sepse kemi mjetet”

Advertisement
, theksoi Vasilakopulos.

Duke folur për mundësinë e nevojës për një dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit, profesoresha e epidemiologjisë Dora Psaltopoulou theksoi se të dhënat e publikuara tregojnë se personat mbi 70 dhe 80 vjeç humbasin shumë shpejt antitrupat dhe ekziston nevoja e një doze të tretë.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303