fbpx

“Do të kthehesh në Shqipëri për t’u bërë ministre”? Ja si përgjigjet Bleona Qereti

auto_BleonaQereti-2-e1552380072721-600x399.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qeretika lobuar së fundmi për administratën Trump.

Mirëpo, ajo ka rrëfyer disa detaje për emisionin “PolitikON”, ku ka thënë se shumë njerëz në Shqipëri kanë aluduar se meqë pas 6 muajsh janë zgjedhjet, ajo do kthehet për t’u bërë ministre.

“Unë nuk kam aspirata politike. Shumë njerëz kanë aluduar meqë janë zgjedhjet, do të kthehem në Shqipëri për 6 muaj që të bëhem ministre. Dihet tashmë që unë çohem shumë vonë nga gjumi dhe nuk mund të kem një punë 9 me 5.

Vazhdoj t’i qëndroj pas faktit se administrata Trump ka bërë një punë të mrekullueshme dhe mesazhi im ka qenë për shqiptarët që jetojnë në SHBA. Unë jam shumë krenare që komuniteti shqiptar është integruar në SHBA”, tha ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303