fbpx

Do të martohet vërtet Selena Gomez me aktorin 68-vjeçar?

0516_SelenaGomez_BillMurray-960x540.jpg

Këngëtarja dhe aktorja e njohur  Selena Gomez shkruajti në Instagram 5 ditë më parë se do të martohet me aktorin Bill Murray.

26-vjeçarja u shfaq e mahnitshme në Kanë për premierën e filmit “The Dead don’t Die” (Të vdekurit nuk vdesin), ku luan krah aktorit 68-vjeçar.

Në postimin e saj në Instagram, ku shprehu nderimin që është pjesë e filmit, Selena shkruajti:

“Jam e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim-in dhe gjithë kastin.

Gjithashtu, unë dhe Bill Murray do të martohemi.”

Fillimisht e gjithë kjo u duk si shaka por pas publikimit të disa fotove ku aktori shfaqet shumë pranësaj kanë nisur dyshimet.

Dhe, as deklaratat e Bill Murray-t për Selenën, nuk ndihmuan që këto dyshime të zhduken.

“Ajo është e jashtëzakonshme. Është e dashur dhe e natyrshme. Jam gjithmonë i lumtur kur njoh një ikonë pop-i që më pëlqen vërtet.”

Në lidhje me se çfarë i pëshpëriti në vesh këngëtares, Bill Murray rrëfeu për “Esquire” se ishte një shenjë kujdesi për të.

“Nuk e mbaj mend çfarë i thashë. Po përpiqesha ta qetësoja. Ajo më pëlqen shumë.”

Fansat janë bërë konfuzë por të gjithë po shpresojnë që e gjithë kjo të mbetet në kuadër të një shakaje./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303