fbpx

“Do të na mungosh shumë”! Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit, mesazhi prekës i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije një lajm mjaft të hidhur për të dhe familjen e tij. Ai ka humbur nënën e tij, Anetën, ku edhe bën një status mjaft prekës në rrjete sociale për të.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏”, shkruan Rama.