‘Do të të fus plumbin ballit’/ Lirohet pukjani që kërcënoi me vdekje Ramën: Po bëja shaka me shokët

Është liruar ditën e sotme Andrea Kurti, 32-vjeçari që kërcënoi me vdekje kryeministrinRama në rrjete sociale dhe në numrin e tij.

Mirëpo, ai ka rrëfyer se po bënte shaka me miqtë e tij për të shkruar këtë koment.

“Po bëja shaka me shokët. Më nxitën ata që t’i shkruaja kryeministrit,”- është shprehur Kurti.

Fillimisht është dyshuar se 32-vjeçari, i cili rezulton banor i Unzës së Re, ta ketë dërguar këtë mesazh për shkak të aksionit të IKMT-së që është zhvilluar në Astir ku janë shembur dhjetëra banesa.

Por, pas marrjes së dëshmisë, Andrea Kurti është lënë i lirë.