fbpx

‘Do të të masakrojmë!’, serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare për klipin në…

1574095619_az2.jpg

Këngëtarja shqiptare që jeton në Zvicër, Albana Azizi ka irrituar publikun dhe mediat serbe me videoklipin e saj të xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës.

Serbët e kanë përshkruar veshjen e këngëtares shumë provokuese, duke poshtëruar shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.

Mediat serbe pretendojnë se Azizi e kishte bërë klipin pa lejen e Kishës Ortodokse Serbe duke përmendur faktin që Novobërda përbëhet nga shumica serbe.

Madje ata kanë sulmuar edhe RTK-në që e kishte transmetuar videon e këngëtares me titull “Sa mirë ta bona”.

Një gjë të ngjashme e kishte bërë sipas tyre edhe Era Istrefi, me videoklipin në kishën ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës.

Një e afërme e Albanës ka thënë  se komentet në YouTube tek kënga janë fshirë pasi ajo ishte kërcënuar se do të masakrohej nga serbët për veprimin e saj.

Kisha e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës ka nxitur debat mes serbëve dhe kosovarëve pasi në datën 1 gusht, Ditën e Diasporës Shqiptare, Peshkopi Katolik Romak i Kosovës Dode Gjergji, Ipeshkvi në pension i Bar Zef Gashi me klerin e tyre dhe një grup besimtarësh shërbyen një meshë në mbetjet e këtij tempulli ortodoks.

Nga ana tjetër, historia dhe krishterimi serb e konsideron një kishë ortodokse serbe dhe kishën katedrale për peshkopët ortodoksë serbë të Novo Brdo dhe Gracanica.

Kisha Ortodokse Serbe dhe Eparkia e Rashkë-Prizrenit reaguan në atë kohë, duke shprehur zhgënjimin e thellë për abuzimin dhe provokimin e shqiptarëve.

Përgjigja nga Vatikanit mbërriti në Beograd, por nuk është bërë akoma e njohur për publikun.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303