fbpx

“Do të tundet toka poshtë këmbëve’. Edi Rama kërcënon Ilir Metën: Ja ç’do të të ndodhë

une-ty.png

Vijon përplasja në distancë mes Metës dhe Ramës. Teksa Meta paralajmëroi referendum, Rama ka kërcënuar Presidentin se do laj hesapet me drejtësinë.

“Edhe njëherë tjetër parlamenti është i detyruar që të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme, tani të zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë tjetër përplasja nuk është mes nesh dhe mes Ilir Metës por mes Ilir Metës dhe drejtësisë. Jemi përballë një njeriu që e ka humbur busullën, dhe e ka kthyer presidencën në një frëngji që sulmon nga të gjitha anët.

Është e lehtë që të kuptohet se pse Ilir Meta sulmon dhe dy patnerët strategjikë që janë SHBA-të dhe BE-të, dhe na vë ne një një pozitë aspak komode dhe të turpshme, për ta thënë me të gjitha fjalët derinë fund. Insinuon se këto përfaqesi të nderuara, që janë promotoret dhe mbështetëset e Reformës në Drejtësi, akuzohen si të korrupruara, nuk ka më turp se kaq, nuk ka nevojë që të zgjatemi më për arsyet që na sjellin këtu. Këtë herë nuk do të merrem me Ilir Metën por do të merrem me drejtësinë”, u shpreh Rama në Kuvend.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303