fbpx

‘Do thyejmë heshtjen’. Shpëtim Idrizi paralajmëron hapin që do ndërmarrë: Shumë shpejt do…

idrizi.png

Në nisje të aktiviteteve për “Javën Çame”, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka dalë me një thirrje të fortë ndaj qytetarëve që të mos harrojë Çamërinë, ndëra theksoi se çështja çame do të rikthehet në parlamentin e Shqipërisë duke konfirmuar praninë në shtator të deputetëve të PDIU në Kuvend.

“Është një ditë e njohur dhe nga parlamenti shqiptar për fillimin e masakrave nga Napolon Zerva, por jemi këtu për të kujtuar se pasojat e asaj masakre vazhdon dhe mbi neve. E drejta e jetës, e lëvizjes së lirë të njerëzve, e drejta pronësore dhe juridike që burojnë nga e drejta themelore e njeriut, kanë pasoja tek anëtarët e këtij komuniteti. Ne jemi këtu për të bërë dhe një thirrje për opinionin publik që mos të harroni Çamërinë. Harresa është vazhdë e padrejtësisë. Të ngremë zërin dhe karshi heshtjes së shtetit për çështjen çame.. Rikthimi i çështjes çame në parlament nëpërmjet deputetëve të PDIU do ta rikthejë vëmendjen. Të gjithë kanë heshtur për çështjen çame. Dua që t’i garantoj të gjithë që ne nuk e harrojmë Çamërinë, nuk i harrojmë miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë. Të gjithë mund të lodhen, por ne do të lodhemi të fundit.

Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame”, deklaroi Idrizi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303