fbpx

“Do t’i vëmë kyçin spitalit”, PS i mori mjekun Sarandës, Gjiknuri: Mund t’i bëjë të dyja

Niko-Kuri.jpg

I pesti në listën e PS-së në qarkun e Vlorës është mjeku i njohur në Sarandë Niko Kuri, por kandidimi i tij ka shqetësuar qytetarët.

Drejtuesi i një emisioni lokal në jug të vendit i tha Damian Gjiknurit, se qytetarët janë shqetësuar për faktin që PS-ja u mori mjekun dhe shprehen se me kalimin e tij në politikë “Do t’i vëmë kyçin spitalit”. Por Gjiknuri tha se mjeku mund ti bëjë të dyja, edhe politikanin edhe doktorin.

“Kjo dilemë është nxitur nga skeptikë dhe kundërshtarë politik që e kanë hedhur në tregun e thashethemeve vetëm që të delegjitimojnë figurën e tij dhe janë të shqetësuar nga popullariteti i madh mjekut Kuri. Nikon s’e pengon asgjë që një pjesë të mirë të kohës ta shpenzojnë në spital, ai mund ta ushtrojë profesionin dhe pjesën tjetër në Kuvend.

Shembujt janë në Sarandë, që shumë njerëz nga pozicionet publike ushtrojnë dhe profesione të tjera. Unë e inkurajoj Nikon që të jetë dhe mjek dhe politikan. 3-4 ditë në javë do të qëndrojë në Sarandë, por kur ka seanca do të ndodhet në parlament” tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303