fbpx

“Do trondisin rrjetin”. Moderatori zbulon ç’do ndodhë në verë: Shumë njerëz nuk i dinë

ronad.png

Moderatori Rolando Sharka ka njoftuar nisjen e një emisioni të ri që sikurse ka thënë ai do të jetë më i ndjekuri gjatë sezonit veror.

Ai do udhëtojë në çdo cep të Shqipërisë dhe formati do të jetë reality.

“Vjet sezoni i parë ishte emisioni më i ndjekur veror në youtube. Këtë verë vjen shume i riformatuar. Do mundohemi të jemi sa më shumë real. Do shkojmë në vende të pa reklamuara, që shumë njerëz nuk i dinë. Ju premtoj se çdo ditë do komentohet. Çdo ditë do ketë gjëra që do të trondisin rrjetin.”, u shpreh ai.

Mirëpo në këtë program Sharka nuk do të jetë vetëm, por në krah do të jketë edhe gazetaren Feride Kuqi.

“Feridja ka qenë zgjidhja ime dhe e kam vendosur pas zgjedhjeve të 25 prillit. Shkëmbeheshim nëpër korridore, vajzë shumë e bukur për ekran, që jepte motin live. Kjo nuk parandodh. Feridja më ra shumë në sy kur raportonte për zgjedhjet e 25 prillit nga Gjirokastra, ” thotë moderatori.

Ndërkohë moderatorja shprehet se nuk e priste këtë ofertë.

“Nuk e prita, kisha shumë pikëpyetje, nuk e dija si do të ishte emisioni.”, u shpreh ajo.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303