fbpx

“Do tryezë me karta të hapura Bosi?! Shumë mirë! Të hapura që çke me të”

Ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani mbështet tryezën me karta të hapura që Kryeministri Rama ka propozuar për integrimin. Manjani thotë se nga një anë integrimi nuk bëhet veç e veç, por nga ana tjetër aty mund të propozohen edhe zgjidhje si Teatri apo zgjedhjet.

Postimi i z. Manjani

Sugjerim:

Do tryezë me karta të hapura Bosi?!

Shumë mirë!

Të hapura që çke me të.

Po të ma dëgjonin këtë këshillë Presidenti dhe Opozita zyrtare, duhet të ulen menjëherë në atë tryezë.

Tani, pa humbur asnjë sekond kohë.

Në një zyrë shteti.

Me letra të hapura çarçaf.

Ku ma gjen që tja plasësh në fytyrë letrat e hapura të zullumeve që ka bërë. Ooooo sa letra zullumesh ka..!

Ku më mirë sesa ballazi dhe burrërisht i lexohen letrat e hapura zotnisë që nuk njeh asnjë letër?!

Përse hezitohet?! Jeni ulur me letra të mbyllura e pa letra fare, përse jo me letra të hapura?!

Aty ballazi i bëhen me dije edhe zullumet e drejtësisë edhe të zgjedhjeve. Kartat tona i ka hapur gjithë europa. I ka hapur media. I hapi BILD, RAI,Frankfurter Allgemeine Zeitung, Stern etj, pse jo opozita?! Pse jo Presidenti?!

Kush më shumë se zullumqari ka frikë nga letrat e hapura?!

Opozitën nuk e ndalon askush edhe të mbështesë protestën e Aleancës së Teatrit edhe të ulet në tryezën e kartave të hapura.

Aty në tryezë propozohet dhe ideja oër rindërtimin e teatrit si në origjinal dhe në po atë vend. Aty në tryezë thuhen të gjitha edhe për zgjedhjet edhe për drejtësinë. Mbase dhe merret ndo jë vendim. Por edhe po s’u mor, të paktën gjërat thuhen ballazi, qoftë dhe për ti dalë borxhit njëri-tjetrit burrërisht.

Nuk i besoj asnjë fjale që sundimtari thotë, por ftesa për të folur me karta të hapura në parim qëndron. Integrim nuk bëhet veç e veç, por të gjithë bashkë, pavarësisht roleve politike. Ky është parim, jo dëshirë personale.

Por edhe nëse e ka bllof ftesën e kartave të hapura, e vetmja mënyrë për ta provuar është duke u paraqitur me karta të hapura në tryezë. Mundësisht edhe me propozime për zgjidhje.

Tryeza është vendi i punës për çdo politikan, me thënë të drejtën. Kur është dhe e hapur, që ta shohim dhe ne, akoma më mirë.