Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, bën me dije se operacionet humanitare për familjet në nevojë në Librazhd,m vijojnë pa ndërprerje.
“Vazhdon operacioni i ndihmës si çdo ditë pa ndërprerje në Librazhd. Ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera për familje e pensionistë të vetmuar. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, pa pushim deri në fund të luftës”, shkruan Balla.
Advertisement