“Do vdes”. Marangozi qëllon padashje veten në zemër

Një burrë ka qëlluar, pa dashje, veten në zemër me një pistoletë gozhdësh dhe për fat të mirë jetoi për ta treguar gjithë incidentin.

Aaron, i cili nuk ua dha gazetarëve mbiemrin, është një marangoz me eksperiencë nga Teksasi. Por, pavarësisht se ka 20 vite që bën të njëjtën punë, një nga veglat për pak sa nuk i mori jetën.

Aksidenti ndodhi ndërkohë që Aaron punonte dhe pistoleta e gozhdëve ngeci. Ndërkohë që ai përpiqej ta rregullonte, papritmas pistoleta u shkrep duke i ngulur një gozhdë 7 cm në kraharor.

Duke folur për incidentin e rëndë, marangozi tregon:

‘’Diçka më tha që ta hiqja gozhdën. E kapa dhe e nxora dhe pastaj mbajta dorën tek plaga. ‘Do vdes’.”

Mjeku që u kujdes për të, Dr. Timothy Hodges, u shpreh se gjendja e tij ishte delikate dhe se bëri ç’ishte e mundur për t’ia shpëtuar jetën.

Sidoqoftë, përkundër rekomandimit të zakonshëm, i cili do të kishte qenë të linte gozhdën aty ku ishte, doktor Hodges mendon se Aaroni duke tërhequr gozhdën nga gjoksi i tij vetë mund të ketë shpëtuar jetën e tij.