Do votosh më 30 qershor? Ja çfarë je sipas Ylli Manjanit

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar sot vendimin e Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit. Manjani shkruan se të gjithë e kanë kuptuar tashmë se sistemi i drejtësisë kontrollohet nga Edi Rama.

“Nuk e di a ka mbetur më njeri, se peshqit e kanë marrë vesh të gjithë, që se di që Drejtësinë e kontrollon Edi Rama!

Nuk jua bën syri tërrt as kur shteti është në kolaps dhe kur pushteti po bën gati grushtin e shtetit!

Le të lutemi ende që të vijë arësyeja tek të paarsyeshmit. Të paktën të kemi paqe, se demokraci e shtet do na duhet pak kohë që ti kemi.

Ndërkohë, kush voton në votimet e çmendura që i ka thirrë pushteti dhe jo Kushtetuta dhe ligji është me diktaturën! Mosvotimi është shpresë për demokracinë”, shkruan Manjani.