“Do zbulohet shpejt”/ Maliqi plas paralajmërimin e fortë: Kryebashkiaku që pi mall…

Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar bërjen publike të një tjetër skandali si rastet “Kajmaku” apo “Pjetri”, ku zbulohen lidhjet e një kryebashkiaku rilidas me krimin.

Maliqi, në një deklaratë nga selia e Kuvendit, tha se “një tjetër që thith mall, kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të Jugut, thith drogë, heroinë dhe pritet që të dalë së shpejti”.

Deputeti akuzoi Ramën si të lidhur me krimin.

“Më vjen keq që deputetët e artisë Socialiste, ky kryeministër i sëmurë nuk heq dorë për tu takuar me kriminelë, i është bërë vesi si vesi i drogës dhe nuk rri dot pa i takuar këta kriminelë, e mbushi Parlamentin me kriminelë, ke kryebashkiakë kriminelë, dy ikën, i treti është i Vaut të Dejës, i katërti, një pjesë e mediave e dinë por do dali shpejtë dhe nëse nuk del ka ndërhyrje në media, është një tjetër që thith mall kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut thith drogë heroinë dhe pritet që të dalë së shpejti dhe do dali shumë shpejt, nëse nuk del atëherë këtu ka manipulim. Unë e di dhe e kam burim tepër të sigurt. Pra çfarë ndodh me këtë kryeministër? O ky është i sëmurë dhe e gënjen e varfëroi këtë vend ose diçka ka”, tha Maliqi.

Deputeti bëri edhe një skaner të qeverisë Rama.