fbpx

“Do zini vendin e Lleshajt”. Taulant Balla jep përgjigjen dhe zbulon ç’do ndodhë

RAMA-RUCI-BALLA-670x405-e1591015282131.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla i ka dhënë përgjigje zërave të cilët thonë se ai do të zërë vendin e Sandër Lelshajt, si Ministër i Brendshëm, pas “krisjes” së marrëdhënies së këtij të fundit me kryeministrin Rama.

“Ju garantoj që kjo nuk është një çështje unë ka vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark.”

Më tej, numri 2 i PS i ka quajtur thashetheme mediatike zërat për propozimin e tij nga strukturat si ministër i Brendshëm.

“Ndaj unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike, por dua të vlerësoj që PS e Shqipërisë i qëndron besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do të kuptojmë se ku duhet të përmirësojmë përfaqësimin tonë politikë”, është shprehur Balla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303