Frutat e thata janë padiskutim shumë të shijshme dhe mjaft të shëndetshme për trupin e njeriut. Sipas studimeve të shumta, rezulton se konsumimi i bajames ul shansin e të pasurit sëmundjen e Alzhaimerit, humbjes së memories.
Nga ana tjetër, bajamet ndikojnë në humbjen e peshës në trupin e njeriut. Ato përmbajnë yndyrna dhe të jep ndjesinë e të ngopurit.
Së fundmi, bajamet ndikojnë në eliminimin e rrudhave te njeriu. Ky frut i thatë përmban vitaminë E, ku konsumimi i tyre ndikon në pastrimin e lëkurës. Mund të keni dëgjuar që vaji i bajames bën mrekulli në lëkurën e njeriut.
Kështu që, konsumoni disa kokrra bajame në ditë dhe do shihni përmirësime./real-news.tv