fbpx

“Dogana e Kosovës në Durrës”. Rama zbulon ç’do ndodhë: Na duhet dhe një…

Fill pas takimit që zhvilloi pak më parë me homologun e tij Kosovar, Avdullah Hoti, Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për media ku ka dhënë detaje lidhur me diskutimet që u zhvilluar në takimin kokë më kokë.

“U takuam në rrethana të jashtëzakonshme. 48 orë më parë u takuam në Prishtinë. Sidoqoftë sot kemi mundësi të flasim më në detaje, në të gjitha aspektet e bashkëpunimit. Dhe do të vazhdojmë edhe pas kësaj konference të diskutojmë. Jemi dakordësuar që të caktojmë një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë të na mundësoi, në gjysmën e dytë të shtatorit.

Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event, që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh. Gjithmonë me shpresë që situata do të na mundësojë. Në Tiranë në pallatin e kongreseve në nëntor, duam që dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, i cili do të jetë një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive, bashkë me ekipet e tyre mund të ndajnë praktikat e tyre dhe sfidat e përbashkëta”, ka thënë Rama.

Ai gjithashtu ka treguar se kanë biseduar për mundësinë që Kosova të ketë qasje në portin e Durrësit, por edhe pse ky premtim flitet prej kohësh, Rama tha se duhet dhe një takim tjetër për vendosjen e teknikaliteteve.

“Sot kemi folur edhe për doganën e Kosovës në Durrës. Kjo do të thotë që na duhet edhe një detajim teknik i marrëveshjes, që të mos lejojmë që burokracia të pengojnë zbatimin”, ka thënë Rama.