fbpx

“Doja ti kërkoja falje familjes së saj”. Vrasja e 57-vjeçares, zbardhet dëshmia e të riut

vra.jpg

Një 27-vjeçar është akuzuar nga Policia tajlandeze lidhur me vdekjen ‘misterioze’ të turistes zviceriane.

Viktima u gjet në një ujëvarë në ishullin turistik të Phuket në Tajlandë dhe është identifikuar si Nicole Sauvain-Weisskopf, 57-vjeç.

Policia e gjeti gruan të shtrirë në ujë, të mbuluar me një çarçaf të zi.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se i riu e ka vrarë gruan në tentativë për ta grabitur.

“Unë doja t’i kërkoja falje familjes së turistes dhe i lutem të gjithë tajlandezëve të më falin”, tha 27-vjeçari i arrestuar.

I riu është identifikuar nga kamerat e sigurisë në afërsi të ujëvarës, që kanë parë atë duke udhëtuar drejt ujëvarës në të njëjtën kohë me turisten. Ai aktualisht ndodhet në burg dhe pritet t’i jepet masa e sigurisë, shkruan BBC.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303