Dojna Mema e ka një përgjigje kur e pyesin për virgjërinë

640-0-5dc09e4b28f54.png

Moderatores Dojna Mema nuk i duket normale kur ende pyesin për virgjërinë e një vajze, sidmos kur janë vetë vajzat ato që pyesin.

Në një postim në Instastory, moderatorja e njohur shprehet:

“Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë, aq më tepër vajza.  Njëherë e mirë: Një cipë nuk e përcakton sa vajzë e mirë, e emancipuar, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje!

 

Dojna flet edhe për ata meshkuj të cilët përhapin fjalë për vajzat që i refuzojnë duke thënë :” E kam pasur unë atë”.

“Janë këta meshkujt në tentativë që shoqërohen nga të ngjashmit e tyre. Mos e vrit mendjen”, shkruan moderatorja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303