DOKUMENTET/ Gramoz Ruçi fton ‘Venecian’ për mendim dhe një ditë para ardhjes së misionit miraton ligjin

auto_Komisioni-i-Venecias-ok1568111811-750x430.jpg

Miratimin nga ana e parlamentit të Shqipërisë për të ndryshuar rregullat e betimit në seancë plenare, duke shmangur presidentin dhe kushtetutën, pasi kanë kërkuar më parë me shkresa zyrtare nga Komisioni i Venecias një mendim për procedurën, për LSI-në është një skandal.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thotë se publikon dokumentet që e vërtetojnë këto.

Deklarata për shtyp e Vasilit

Shqipëria është pushtuar nga banditizmi shtetëror dhe parlamentar, sikur ndonjëherë në historinë e saj. Ngjarje shumë të rënda kanë ndodhur ditët e fundit dhe unë do të doja të ndaja me ju një fakt shumë të rëndë, i cili ja ka nxirë faqen Shqipërisë për shkakun e thjeshtë sepse Kryeministri i Shqipërisë së bashku me Kryetarin e Parlamentit kanë guxuar të poshtërojnë, të ofendojnë, të shkelin me këmbë edhe institucionet ndërkombëtare.

Në rastin konkret një institucion shumë të respektuar dhe autoritar, i cili ka qenë përcaktues për legjislacionin e Shqipërisë, Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet të tjera  të rëndësishme siç është Komisioni i Venecias. Siç e dini të gjithë mazhoranca e preokupuar që të ligjëronte betimin tek Lana apo betimin në postën e lagjes të gjykatësve kushtetues dhe për ta bërë ligj këtë gjë, ju drejtua paraprakisht Komisionit të Venecias për opinion lidhur me këtë çështje. Sepse Komisioni hetimor që kishte ngritur ajo për çështjen e hetimit të Presidentit shtoi edhe një pikë tjetër, ku i kërkonte opinion Komisionit të Venecias për të ligjëruar votimin tek Lana apo votimin tek posta e lagjes.

Çfarë bëri konkretisht Parlamenti dhe Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi. I drejtohet Gramoz Ruçi që ta dini të nderuar qytetarë, Komisionit të Venecias. Ja ku e keni dokumentin, ky është një dokument dhe në datën 30 dhjetor pak përpara Vitit të Ri, i kërkon Komisionit të Venecias shprehimisht dhe i thotë:  “Ekspertiza e Komisionit të Venecias ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme për të vendosur në korniza e standardet më të mira funksionimin e shtetit ligjor”, shumë mirë e shkruan Gramoz Ruçi. Dhe vazhdon: “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë po ju dërgoj një kërkesë për dhënien e një mendimi mbi një situatë të re e të sapo krijuar dhe është përcaktuese për mënyrën e të kuptuarit e të zbatuarit në vijimësi të institucioneve Kushtetuese.”

Pra të nderuar qytetarë të qëndrojmë tek ky moment. Në emër të Komisionit i dërgon një kërkesë, Komisionit të Venecias. Më tej vazhdon po Gramoz Ruçi, ndërsa Komisioni hetimor vijon punën sipas objektit të hetimit që ka, atë që duhet të shkarkojmë me pa derman Presidentin sepse nuk lë që të kapet Gjykata Kushtetuese, do vlerësonte shumë thotë Gramoz Ruci, opinionin e Komisionit të Venecias për pyetjet e mëposhtme, pra i kërkon opinion, i bën kërkesë dhe i bën dhe pyetjet përkatëse, pyetjet që kanë të bëjnë me betimin e gjyqtarëve. Pyetja 4 thotë a mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit dhe a konsiderohet e cenuar e drejta e gjykatësit kushtetues? Edhe pyetja tjetër thotë “ A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtet e betimit?”

Pyetja 6 dhe pyetja më e rëndësishme: “ Cila mund të ishte zgjidhja sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur kryerja e betimit refuzohet?” Dhe shikoni se çfarë shkruan Gramoz Ruçi në fund: “ I nderuar zoti Buquicchio iu siguruar me konsideratën më të lartë, ju dhe komisionin e Venecias mbetem në pritje të përgjigjes tuaj”. Pra i ka bërë kërkesë, i kërkon opinion dhe mbetet në pritje të përgjigjes, e ka të domosdoshme përgjigjen.

Ja dhe përgjigja e Komisionit të Venecias nëpërmjet drejtorit Thomas Market i thotë:  “ I nderuar kryetar i Parlamentit. E morëm letrën tuaj në 30 dhjetor dhe Komisioni i Venecias do të shprehi opinionin e tij brenda muajit mars në seancë plenare.” Dhe për këtë gjë po Komisioni i Venecias lajmëron që ne në shkurt do të vijmë në Tiranë që për këtë kërkesë që keni bërë ju të dëgjohemi dhe të bëhemi.

Çfarë ndodh? Komisioni i Venecias vjen në Tiranë për të bërë një mision, për të dëgjuar palët, për të marrë ato mendimet e veta dhe në datën 13 takon këtë Gramoz Ruçin që e kishte thirrur Komisioni i Venecias për këto punë, që kërkonte sqarime, që kërkonte mendime, opinione, por Gramoz Ruçi kishte bërë seancë plenare dhe që një ditë përpara dhe e kishte miratuar atë gjë.

I kishte thirrur për dasmë dhe u thotë që Komisionit të Venecias më falni por unë dasmën e bëra dje, 1 ditë më përpara. Dhe në takimin me datë 13 iu thotë: “ Kërkesat tona kanë qenë të shumta por Komisioni i Venecias iu është përgjigjur dhe këto opinione të tij janë konsideruar dhe inkorporuar.” Pra iu thotë që janë vlerësuar dhe janë përfshirë në legjislacionin shqiptar por si do t’i përfshinte Gramoz Ruçi?

Ky është një turp që Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë, që të kërkojë mendim dhe të mos ta presë mendimin por që më përpara ta botojë ligjin në Parlament ndërkohë që ishte kërkuar, ndërkohë që një delegacion nga 7 vende të ndryshme të Europës vijnë të verifikojnë situatën me seriozitet, Gramoz Ruçi me Edi Ramën e kanë marrë vendimin e tyre, që ai anëtari i Gjykatës Kushtetuese të betohet tek posta e lagjes. Ky është një nga ato veprime të qarta, flagrante skandaloze, të turpshme, që tregojnë qartazi që në krye të qeverisë ekzistojnë disa banditë politike, e në krye të Parlamentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303