fbpx

‘Kompania e Unazës nën sekuestro nga IKMT’

Ina-Zhupa-675x450.jpg

Partia Demokratike ka nxjerrë sot dokumentet që tregojnë se kompania që ka marrë tenderin e Unazës së Re “Biba X” është nën sekuestro nga IKMT. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot se kryeministri Edi Rama ka thelluar edhe më shumë paligjshmërinë me Unazën e Re duke përdorur një kompani që është nën sekuestro nga përmbarimi.

Dokumenti i publikuar nga PD mban datën 14 Nëntor dhe tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare etj.

Zhupa tha se në vend që të përfitojë 18 milionë euro nga buxheti i shtetit, kompania e paracaktuar nga Edi Rama për aferën korruptive të Unazës së Re, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit. Ndërkohë që kujtojmë se kompania ishte nën sekuestro edhe në kohën e pjesëmarrjes në tenderin për ndërtimin e 2.2 kilometrave të Unazës së Re.

Për këtë arsye Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *