“Dokumentet nga Presidenti, dëshmi e rëndë e kapjes së shtetit”, shpërthen Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i cilëson dokumentet e publikuara nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, një dëshmi të rëndë të kapjes së shtetit.

Në një postim në “Facebook” Vasili shkruan se këto dokumente janë fakte monstruoze që ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai pyet ku është prokuroria policia, SPAK dhe reforma në drejtësi?!

POSTIMI I VASILIT
Fakte monstruoze që ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese nga rilindja! (Dokumente)
Dokumentet e publikuara nga presidenti janë një dëshmi shumë e rëndë e kapjes monstruoze të shtetit si kurrë ndonjëherë në këto tridhjete vite pluralizëm.
Ku është prokuroria dhe policia???
Ku janë fshehur?
Ku është SPAK?
Apo po kërkon se ku do ta degdisë dosjen.
Apo presin urdhrat e Edi Ramës.
Apo po kërkojnë ndonjë fshatar ta arrestojnë se ka bërë ndonjë mur pa leje dhe ta japin në 20 televizione dhe 200 portale sikur zunë armikun e shekullit.
Ndërsa horrave në parlament e ministri të drejtësisë, që e shndërruan shtetin në mafie ju bëjnë fresk dhe u fërkojnë kurrizin.
Ku është pra reforma në drejtësi???
Turp.
Shihini provat ulëritëse (dokumente) të rrëmbimit të shtetit nga banditët e qeverisë.