fbpx

DOKUMENTI/ Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos: Të shembet Teatri Kombëtar

Gjatë orëve të natës është marrë vendimi. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka dhënë ‘ok’ për të shembur Teatrin Kombëtar.

Në vendimin e Këshillit Bashkiak  “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar’” që mban datën e sotme thuhet se me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.

Bashkia merr të gjitha masat për nisjen dhe ndjekjen e procedurës së ndërtimit të godinës bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar.

Dokumenti mban në fund firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Toni Gogu.