fbpx

Dokumenti/ Rama e emëroi zv.ministër, PD: E kemi përjashtuar për z. Besart Kadia

pd.jpg

Pas emërimit sot e Besar Kadias në postin zv. ministrit të Financave dhe Ekonomisë, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike, pjesë e së cilës z. Kadia ka qenë.  Sipas PD ai është përjashtuar me 5 nëntor.

“Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë. Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së”, thuhet në njoftimin e PD.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303