fbpx

DOKUMENTI/ SPAK lë në burg efektivin e policisë, zbardhen akuzat ndaj tij

SPAK.jpg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.5/2022, në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pas përdorimit të metodave speciale të hetimit, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

Shtetasi Sh. Ç., me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar mitë, përfitim të padrejtë, shtetasit A. S. Kjo mitë është kërkuar me qëllim, mos referimin në prokurori, të largimit të shtetasit A. S. nga vendi i detyrueshëm i qëndrimit, banesa, ku duhet të qëndronte për shkak të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi ” parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale, të vendosur nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Me datë 13.01.2022, pasi shtetasi Sh. Ç. ka dakordësuar mënyrën e marrjes së një pjesë të përfitimit të padrejtë, oficerët e policisë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë arritur të realizojnë me sukses, ndalimin e tij.

Ne vijim bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin datë 15.02.2022, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin: Sh. Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojně funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë e 25 i Kodit Penal. SPAK.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303