fbpx

Doli autopsia për Rezarta Xibrakun, vjen reagimi i familjes

rezarta-600x360.jpg

Ditën e sotme ka dalë autopsia për vdekjen e të resë pak kohë më parë, Rezarta Xibrraku në Librazhd e cila u gjet pa shenja jetë bashkë me bashkëshortin e saj në dhomën e gjumit teksa ky i fundit arriti të mbijetonte.

Raportohet se autopsia mjeko-ligjore ka provuar se e reja ka vdekur nga monoksidi i karbonit.

Me sa duket kjo ka pajtuar edhe prindërit dhe familjarët e Rezartës me familjen e dhëndrit të tyre të cilët kishin hedhur dyshime për vdekjen e vajzës së tyre të sapo martuar.

Ditë më parë familja, hodhi poshtë pistën e vetëvrasjes si dhe të mangallit që u gjet në dhomën e çiftit duke fajësuar familjen e Olsi Hajdarit.

Sot vëllai i Rezartës, Reshit Xibrraku është shprehur se janë dakord me përfundimin e autopsisë ndërsa i kontaktuar nga Fax News ai tha se familja e tij nuk ka më pretendime për sa kohë foli ekspertiza.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303