fbpx

Donald Trump anulon Samitin e G7-ës

trump-1582824501.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar Samitin e G7-ës, ose e njohur ndryshe si grupi i vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës me koronavirusin.

Sipas parashikimit Samiti pritej të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se udhëheqësit do të bisedojnë “në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”.

SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020, ndërkohë që G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303