Donald Trump i dërgon letër Ramush Haradinajt! Po Ramës? (FOTOT)

347847eedf8525f3261f52cef1a150bb_L.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i ka dërguar një letër urimi për festat e fundvitit kryeministrit të Kosovës Ramush Hardinaj.

Me anë të një postimi në rrjete sociale Haradinaj shkruan se ndihet i nderuar të pranojë këtë letër urimi nga Trump ndërsa shton se Kosova  qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika, në kohën që kjo e fundit e ka përqendruar vëmendjen në luftën kundër terrorizmit, duke iu referuar këtu edhe vrasjes së gjeneralit famëkeq të Iranit Qasem Soleiman.

Nuk është bërë e ditur nëse Edi Rama e ka marrë një letër të tillë urimi nga Presidenti i SHBA, por deri më tani nuk ka pasur një publikim të tillë nga kryeministri i vendit tonë.

“I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.
Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme.

Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të! RH”, shhkruan Harjadinaj teksan ka publikuar fotot e urimit të presidentit amerikan.

81872347_1546128822178193_620181526511878144_n.jpg

82007460_1546128842178191_5966330016529645568_n.jpg

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303