Donald Trump nuk ndalet, i dërgon letër Kongresit për “murin me Meksikën”

residenti i SHBA-ve Donald Trump në një letër dërguar kongresmenëve për murin që planifikohet të ndërtohet në kufirin me Meksikën ka deklaruar se “Muret funksionojnë. Për këtë arsye, njerëzit e pasur, të fuqishëm dhe të suksesshëm ndërtojnë mure rreth shtëpive të tyre”, transmeton Anadolu Agency.

Trump u ka dërguar një letër anëtarëve të Kongresit në lidhje me murin që planifikohet të ndërtohet në kufirin me Meksikën i cili pasi është kthyer në një krizë buxheti ka shkaktuar mbylljen përkohësisht për rreth dy javë të qeverisë federale.

Trump u ka bërë thirrje anëtarëve të rinj të sapozgjedhur të Kongresit që të sigurojnë fond për murin me Meksikën dhe ka rikujtuar se ka marrë rezultate nga takimi i zhvilluar brenda ditës me demokratët, anëtarët kryesorë të Kongresit në mesin e të cilëve është edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe senatori i New York-ut, Chuck Schumer.

Në letrën e tij Trump ka potencuar si shembull “murin e turpit” që Izraeli e ka ndërtuar në Palestinë duke thënë se “Muret funksionojnë. Për këtë arsye, njerëzit e pasur, të fuqishëm dhe të suksesshëm ndërtojnë mure rreth shtëpive të tyre”.

Lidhur me hyrjet e emigrantëve të paligjshëm në SHBA brenda vitit, në letrën e tij Trump thotë: “Emigracioni i paligjshëm nuk është aspak një gjë progresive. Nuk është i drejtë, është i pamëshirshëm dhe mizor. Shumë njerëz po vdesin. Ka kosto në aspektin e sigurisë së jetës, sigurisë publike dhe parave si për ata persona që janë nisur në këtë rrugë si dhe për shoqërinë nga e cila vijnë ata”.

Lër një koment