Donald Tusk mbërrin në Tiranë, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti i Këshillit Europian Tusk ka mbërritur në Tiranë. Ai do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit me kryeministrin, kreu i KE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35. Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pas Shqipërisë, Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup.