fbpx

Donald Tusk ofron një plan të ri për Brexit

Brexit-2.jpg

Këshilli Evropian pritet t’i sugjerojë Britanisë së Madhe që të largohet nga unioni brenda një periudhe një vjeçare, nëse deputetët anglezë arrijnë kompromisin për “Brexit”. Ndërkohë raportohet se kryeministrja angleze do i shkruajë kundërshtarit të saj politik për t’i njoftuar se ka pranuar disa nga kërkesat e laburistëve.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pritet t’i propozojë Britanisë së Madhe shtyrjen me 12 muaj të shkëputjes së vendit nga unioni.

Burime afër zyrtarit të lartë evropian thonë se shtetet anëtare janë të prira për të bërë lëshime gjatë kësaj periudhe, duke e lejuar vendin të largohet më shpejt sesa periudha njëvjeçare nëse parlamentarët anglezë bien dakord për një marrëveshje me BE-në.

Megjithatë, një zgjatje e afatit të Brexit me 12 muaj do të kërkojë miratimin e 27 vendeve të BE, sidomos të Francës, pasi Macron së fundmi deklaroi se Britania duhet të paraqiste një justifikim të mirë nëse do të kërkojë shtyrje të afatit.

Në Britaninë e Madhe, ndërkohë, vijojnë bisedimet mes qeverisë dhe opozitës rreth paktit për Brexit.

Prej ditës së enjte, dhoma më e lartë e parlamentit britanik po debaton rreth vendimit të ligjvënësve anglezë për ta shmangur daljen e vendit nga BE-ja në datën 12 prill./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303