Doni gjithnjë pamje të kuruar? Ndiqni këto rregulla

bukuri1.jpg

Çdo vajzë do dëshironte që çdo ditë të dukej e kuruar dhe e rregullt me pamjen e saj.

Të gjithëve na ka rastisur të jemi të lodhur dhe vetja nuk na është dukur aspak bukur.

Por, si mund te qëndrojmë gjithnjë të freskët dhe të rregullt? Vajza, ndiqni këto rregulla themelore.

Së pari, gjumi është mjaft i rëndësishëm. Përpiquni të ndiqni një regjim të balancuar dhe çdo ditë do zgjoheni të freskët dhe mjaft energjik. Më tej, pastrimi i fytyrës është një etapë kyçe në bukurinë e një femre. Gjithnjë pastrojeni grimin përpara se të flini.

Së treti, konsumoni sa më shumë ujë për të mos u dehidratuar, sidomos në pranverë dhe verë.

Së fundmi, përdorni krem me faktor mbrojtës për të reduktuar rrudhat dhe njollat kafe në lëkurë./real-news.tv

scroll to top