fbpx

Doni të shtoni në peshë? Zbuloni çfarë ju nevojitet

maxresdefault-11.jpg

Ka shumë arsye mjekësore pse dikush është nën peshë dhe kjo nuk është zbavitëse kur ju jeni përpjekur dëshpërimisht për të shtuar peshë, por peshorja nuk ka lëvizur fare.

Të qënit nën peshë përcaktohet nga indeksi trupor, i cili llogaritet në bazë të gjatësisë dhe peshës dhe nëse ky indeks është më pak se 18.5 atëherë ju jeni nën peshë.Kjo vlerësohet si tregues që trupi juaj nuk është në shëndetin optimal. Përmbi treguesin 25 jeni mbipeshë dhe përmbi 30 konsideroheni obez.

Duke iu referuar studimeve, të qënit nën peshë lidhet me 140 % më shumë risk për vdekje të parakohshme tek meshkujt dhe 100 % te gratë.

Po në këtë studim obeziteti lidhej “vetëm” me 50 për qind për vdekjet e parakohshme, çka do të thotë se të qënit nën peshë mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Nëse doni të fitoni peshë, e rëndësishme është ta bëni siç duhet. Ngrënia e ëmbëlsirave mund t’ju ndihmojë të shtoni në peshë, por mund të shkatërrojë shëndetin tuaj në të njëjtën kohë.

Ju duhet të shtoni masën e muskujve dhe shëndet të njëjtrajtshëm, jo një grusht yndyrë rreth belit.Hani më shumë kalori se sa djeg trupi jua. Një mbikalim kalorish nga ç’harxhoni është ajo që ju nevojitet.

Hani shumë ushqime që përmbajnë karbohidrate dhe yndyrë.

Sigurohuni që t’i hani në 3 vakte në drekë dhe përpiquni të shtoni dhe mesvakte të plotë sa herë t’ju jepet mundësia. Hani ushqime të mbushura me energji dhe përdorni salcat, erëzat dhe mbushjet. Është shumë e rëndësishme të hani ushqime me përbërës që nuk kanë kaluar në procese teknologjike.

Përdorni shumë erëza, salca dhe mbushje shtesë që do t’ju ndihmojnë të hani shumë dhe ta shijoni ushqimin.

Përdorni  ushqime të pasura me energji dhe që ju ndihmojnë të shtoni peshë si arrat, bajamet, kikirikët.

Frutat e thata: rrushi i thatë, hurmat e Arabisë, kumbullat e thata

Bulmetet e pasura me yndyrë: Qumësht, kos me yndyrë, djathë, kremërat.

Yndyrnat dhe vajrat: vaj ulliri ekstra i virgjër dhe vaj avokadoje

Drithërat: tërshëra dhe orizi kaf

Mishrat: pulë, biftek, derr, qingj etj.

Zhardhokë: patatet, papatet e ëmbla

Çokollata e zezë, avokado, gjalp kikiriku, qumësht kokosi, granola etj. Mos pini ujë para vakteve. Ju bën të ndiheni të ngopur dhe të mos hani sa duhet

Hani më shpesh: shtoni një vakt apo mesvakt kur të mundni, edhe sikur edhe para gjumit.

Pini qumësht: kjo ju bën të mbusheni me kalori dhe proteina.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303