fbpx

“Donte të bënte skandalin më të madh”, Gjuzi zbulon bisedën gjatë sherrit në Kuvend

Deputeti dhe njëherësh kreu i partisë Konservator Kujtim Gjuzi ka folur për debatin e ditës së djeshme në Kuvend ku kryetari Gramoz Ruci vendosi përjashtimin për 10 ditë nga seanca të Adriatik Alimadhit pasi i ndërpreu fjalën. I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, Gjuzi u shpreh se Alimadhi donte të bënte një skandal të madh ditën e djeshme, por ishte ndërhyrja e kolegëve që e penguan të bënte një veprim dhe të pranonte vendimin e Rucit.

“Ka një problem. Ndërhyrjet, blerjet, trysnia me familjarët brenda opozitës së re e cila është e pastër nga ana e spiunëve të sigurimit, anëtarëve të Partisë së Punës, është e jashtëzakonshme përmes fallangës së sekretarit të përgjithshëm të Partisë kriminale komuniste.

E patë ju, për një thënie, Adriatik Alimadhi dje u largua nga salla. Donte të bënte skandalin më të madh dje, por i thashë “jo Tiko, ne jemi aristokratë”. Ai thotë dil, do dalim bashkë, nuk do vijë garda. I thashë atyre të gardës, nëse afroheni këtu, nuk dihet cfarë ndodh pastaj. Gradualisht Zef Shtjefni është nipi i Gjergj Fishtës, tha të lutem mos e bëj, ky është Kuvendi i burrave pavarësisht se këtu kanë hyrë dhe njerëz me precedent penalë, kriminalë”, u shpreh Gjuzi.

Nuk la jashtë vëmendjes Këshillin Politik duke thënë se loja që po luhet ëstë për të përjashtuar të ndershmit. “Ti përzëmë të gjithë të ndershmit dhe ne të korruptuarit të mos shkojmë tek rrjeta e peshkaqenëve që ka ngritur ambasada amerikane me fondet e saj të taksapaguesve amerikanë për tu kthyer Cezarin në Tiranë, QË UNË I THEM Presidentit amerikan”, shtoi Gjuzi.

Ndër të tjera kujtoi shprehjen e ish-ambasadorit të ShBA në Shqipëri, Donald Lu që bëri thirrje të kapen “peshqit e mëdhenj” duke thënë se ngjarjet e fundit të arrestimeve në Kosovë mund të bëhen së shpejti edhe në vendin tonë.

“Peshkaqenët janë president, kryetarë të opozitës jo parlamentare, kryeministra që duan të grabisin zgjedhjet. Shqiptarët largohen dhe këta mendojnë se nuk do të japin llogari po shikoni mbërritjen e Cezarit në Kosovë ku vazhdojnë arrestimet”, tha deputeti Gjuzi