Dopietë e Eros Grezdës, “kërcënon” skocezët

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard fitoi me rezultatin e thellë 7-1, ndërsa sulmuesi anësor nga Gjakova shënoi dy golat e fundit dhe asistoi në golin e katërt.

Eros Grezda e ka nisur nga minuta e parë sfidën që skuadra e tij Rangers luajti ndaj Motherwellit dhe nuk ka zhgënjyer, pasi është bërë protagonist në goleadën e fitores.

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard fitoi me rezultatin e thellë 7-1, ndërsa sulmuesi anësor nga Gjakova shënoi dy golat e fundit dhe asistoi në golin e katërt.

Skuadra e Rangers dominoi tërësisht sfidën, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare tregoi se ka lënë përfundimisht pas dëmtimin dhe zhvilloi një 90-minutësh perfekt, duke luajtur si sulmues i djathtë.

Këto janë golat e parë për Grezdën te skuadra skoceze, që prej transferimit atje në fundin e merkatos së verës, pasi deri tani kishte luajtur pak për shkak të dëmtimit.

Menjëherë pas kësaj sfide, gjakovari do të niset drejt Shqipërisë, për të qenë në dispozicion të Panuccit, për sfidën e Ligës së Kombeve ndaj Skocisë, të cilën e ka “kërcënuar” se do t’i shënojë gol në “Loro Boriçi”.

 

Lër një koment