Dorë mbi dorë me Kosovën, Rama uron 28 nëntorin

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur që 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit ta urojë me fotografinë e bërë në mbledhjen e përbashkët që Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mbajtur këtë të hënë në Pejë.

Kreu i qeverisë e ka publikuar të prerë fotografinë e bërë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kurse në urim ka qenë i shkurtë.

“Mirëmëngjesi dhe gëzuar ditën e flamurit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lër një koment