Dorëheqja e Haradinajt/ Vuçiç, takim urgjent me bashkëpunëtorët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me kryetarin dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij, menjëherë pas lajmit për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kështu raporton media serbe Tanjug duke iu referuar burimeve.

Sipas tanjug, në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ai i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç dhe sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviç.

Tanjug poashtu raporton se Vuçiç pritet që nesër të reagojë rreth dorëheqjes së shefit të ekzekutivit serb, Ramush Haradinaj.