Dorëhiqet drejtori i marketingut i Victoria’s Secret

Victoria’s Secret ka bërë për herë të parë pjesë të sajën një modele transgjinore dhe ky lajm ka bërë bujë në rrjet.

Valentina Sampaio është transgjinorja e cila i është bashkuar ëngjëjve të Victoria-s, duke u kthyer në personazhin më të përfolur të momentit.

Mirëpo, pas ardhjes së saj, drejtori i marketingut të kompanisë ka dhënë dorëheqjen nga puna, pasi nuk ishte dakort me këtë vendim.

Madje, edhe më herët ai kishte pretenduar se modelet “transeksuale” nuk duhen punësuar “sepse shfaqja është një fantazi”.