Dorëhiqet Gert Bogdani, Basha e zëvendëson menjëherë

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike nuk do të jetë më Gert Bogdani. Ai ka njoftuar sot largimin nga ky pozicion përmes një postimi në Facebook, ku dhe ka lajmëruar se tashmë do të ketë një tjetër post.

“Si rezultat i një kohe të gjatë në këtë pozicion, besoj ka ardhur koha për të pranuar sfida dhe angazhime të reja, për të vazhduar të jap kontributin tim për forcimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.”, shprehet ai.

Ndërkohë që Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Kryetari Basha ka emëruar Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Evropian.