Dorëhiqet gjyqtarja e Apelit në Shkodër, zbulohet arsyeja

Lëvizje në radhët e gjyqësorit në Shkodër. Mësohet se Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur në gjykatën e Apelit në Shkodër dhe Këshillin e Larte të Gjykatës por KLGJ nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta. Këto ditë disa gjyqe qe kanë patur për t’u gjykuar nga gjyqtarja Rraboshta janë shtyrë për shkak të dorëheqjes së saj.

Ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e apelit në Shkodër. Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa së fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj.