Dorëzohet Vuçiç: Kemi nevojë për kompromis me shqiptarët…

Tan2018-4-16_102219636_2.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se për Kosovën nuk ka zgjidhje tjetër veç arritjes së një marrëveshje.

Sipas tij, marrëveshja do të pranohet nga serbët dhe shqiptarët sepse ajo sjell paqe.

Sipas “Espresso”, Vuçiç ka deklaruar:

Nuk ka paqe përndryshe, kuptojeni këtë. Kuptojeni dhe silluni me përgjegjësi të gjithë dhe kuptoni se kjo është e vetmja gjë që është e mundur. Nëse nuk kemi një marrëveshje, shqiptarët do të jenë edhe më të shqetësuar. E vërteta është se Kosova nuk është e gjitha shqiptare dhe e vërteta është se Kosova nuk është e gjitha serbe dhe e vërteta është se ne kemi nevojë për të arritur një kompromis.”

Vuçiç u shpreh gjithashtu se ai që nuk e kupton këtë do ta futë Serbinë në tragjedinë më të madhe nga e cila shteti do dalë i mposhtur dhe do të pësojë humbjen më të keqe që është parë ndonjë herë.

Presidenti serb sqaroi gjithashtu se nuk do ta çonte Serbinë në luftëra dhe konflikte nga të cilat nuk mund të dilnin si fitues.

scroll to top