Dortmund fiton derbin e Ruhrit, Bayern ngjitet i dyti

Borussia Dortmund fitoi 1-2 derbin e Ruhrit dhe forcon pozitën në krye të Bundesligës me 36 pikë.

Në “Veltins Arena”, në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët, u zhvillua një sfidë emocionuese, por në fund festuan verdhezinjtë, që hedhin një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Delaney kaloi ne epërsi Dortmundin që në minutën e 7. Pas shumë përpjekjesh, blutë mbretërorë arritën të kthenin barazpeshën në rezultat në minutën e 61, por entuziazmi për të marrë fitoren i “gënjeu”, pasi Sancho në të 74-n shënoi një tjetër gol për verdhezinjtë, që u dha suksesin miqve.

Ngjitet në vendin e dytë Bayern, që mposhti 3-0 Nurnberg me dy gola të Lewandowskit në pjesën e parë dhe finalizimin e Ribery në fraksionin e dytë.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen mposhti 1-0 Augsburgun, Frajburgu shkatërroi 3-0 Leipzigun dhe Wolfsburgu barazoi 2-2 me Hoffenheimin.

Lër një koment