fbpx

Dortmundi zyrtarizon shitjen e Pulisicit te Chelsea

Dortmundi-zyrtarizon-shitjen-e-Pulisicit-te-Chelsea-1.jpg

Tashmë me fillimin e vitit të ri është hapur edhe miniafati kalimtar i janarit për transferimin e lojtarëve.

Duket se Chelsea do të jetë skuadra e parë që do të sjell përforcimin e ri nën urdhrat e trajnerit, Maurizio Sarri. Toni Pulisic konfirmohet se do të transferohet te skuadra londineze në fund të sezonit, ku do të bëhet edhe përfundimisht lojtar i The Blues.

Mesfushori me tipare sulmuese raportohet se edhe në vazhdim të kampionit gjerman do të jetë lojtar i ‘milionerëve’, por që në fund të sezonit do t’i bashkohet Chelseat. Mediat e huaja raportojnë se lojtari anglezëve i ka kushtuar rreth 64 milionë euro gjersa zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Theksojmë se deri më tani njëzetvjeçari ka pasur 80 paraqitje për liderin aktual të Bundesligës dhe ka shënuar dhjetë gola.

Ndryshe, afati kalimtar i janarit do të përfundojë më 31 e këtij muaji.

 Marrë nga: telegrafi.com

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *