fbpx

Dosja 339, PD: Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz

dbdh.jpg

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me publikimin e përgjimeve të ish drejtorit e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko. Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se hetimi i pavarur i dosjes 339 çon në arrestimin e pashmangshëm të Edi Ramës.

‘Sot, një shtet serioz dhe një prokurori normale që e disponon prej muajsh këtë dosje do të kishte marrë të pandehur Edi Ramën për abuzim me detyrën dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Përgjimet ku ish drejtori të Përgjithshëm i Burgjeve zbulon se emërimet në administratë nuk bëhen me konkurs, por dalin nga zyra e kryeministrit dhe nga telefonatat me deputetët janë pjesë e dosjes 339’, vijon Salianji.

Më tej, Salianji tha se zbulimi i plotë i dosjes 339 është thelbësor për të provuar se Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar./real-news.tv

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2263881297204749/?epa=SEARCH_BOX

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303